Në datat 18 dhe 19 dhjetor do të ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur oraret dhe zonat ku do të ndërpritet energjia. Sipas OSHEE, më 18 dhjetor nga 09:00-14:00, do të ketë ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike në rrugën “Mentor Xhemali”, zona afër Kristalit.
Ndërsa më 19 dhjetor nga 09:00-14:00, energjia do të ndërpritet pjesërisht në rrugën “3 Dëshmorët”, zona e Astirit tek Unaza e Re.



