
Ekstradohet nga Holanda drejt Shqipërisë një 21-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. - Samet Halluni, 21 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” është ekstraduar nga Amsterdami.
Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale,"Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal".
Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.



