
Një person i shpallur në kërkim pasi në banesën e tiu iu gjet 9 kilogramë kanabis, është vënë në prangat e policisë së Beratit.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. Z., 55 vjeç, banues në Poliçan.
Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 13 mars 2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë kanabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.



