Të dehur i bëjnë dhe të fortin policisë, arrestohen dy të rinj në Elbasan e Librazhd

Të dehur i bëjnë dhe të fortin policisë, arrestohen dy të rinj në Elbasan e Librazhd

Policia ka arrestuar dy të rinj, njëri në Elbasan dhe tjetri në Librazhd, pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, ndërsa ka nisur proçedimi në gjendje të lirë për tre shtetas të tjerë.

Në pranga ranë Adi Hoxholli, 24 vjeç banues në Elbasan dhe Albert Zeneli, 37 vjeç, banues në fshatin Dardhë Librazhd.

Arrestimi i 24-vjeçarit nga Elbasani u bë pasi dyshohet të ketë kundërshtuar me forcë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Elbasan, ndërsa 37-vjeçari nga Librazhdi në gjendje të dehur në ambientet e Komisariatit të Policisë Librazhd dyshohet të ketë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë së rendit publik.

Gjithashtu u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për shtetasit:

A.T, 24 vjeç , E.T, 26 vjeç A.N, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe Albert Zeneli, 37 vjeç, banues në fshatin Dardhë Librazhd

Këta shtetas, në lagjen Haxhias dyshohen të kenë kundërshtuar me forcë Patrullën e Përgjithshme, për ta penguar në kryerjen e detyrës sipas ligjit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy