6 shoferë  të arrestuar në Durrës, 1594 gjoba dhe 49 patenta të pezulluara në një javë

6 shoferë të arrestuar në Durrës, 1594 gjoba dhe 49 patenta të pezulluara në një javë

49 leje drejtimi janë pezulluar në Durrës gjatë një jave, nga të cilat 7 për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 42 për drejtim të automjetit, me shpejtësi tej normës së lejuar.    

Po ashtu bëhet me dije se gjatë kontrolleve nga Policia Rrugore janë janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, 4 për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa 2 të tjerë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".  

Paralelisht me këto masa, janë vendosur edhe 1594 gjoba për parakalim të gabuar, për mungesë siguracion.

Njoftimi: Durrës/Policia Rrugore, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.  

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, 4 për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa 2 shtetas të tjetër, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".  

Gjithashtu janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat 7 për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 42 për drejtim të automjetit, me shpejtësi tej normës së lejuar.    

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1594 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

230 masa administrative, për parakalim të gabuar;

 43 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

109 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;

 680 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;

167 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

6 masa administrative, për mungesë të siguracionit të mjetit;

18 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe

341 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy