Vrau vëllezërit Bardhi në 2020, Prokuroria Tiranë kërkon burg përjetë për Roland Pulën

Vrau vëllezërit Bardhi në 2020, Prokuroria Tiranë kërkon burg përjetë për Roland Pulën

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin burg përjetë të Roland Pula, si autor i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Gramoz e Xhentil Bardhi.

Pula rezulton të jetë element me precedent të mëparshëm penal kryesisht në vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov, ndërsa ndërruan jetë rrugës për në spital më 2020 në fshatin Gramëz të Krujës.

Organi i akuzës përmes prokurorit Enklid Gjini pretendon se ka dokumentuar përfshirjen e Pulës në masakër, duke kërkuar në gjykatën penale të Tiranës dënimin maksimal.

Ngjarja e 4 viteve më parë ndodhi pas sherrit që nisi në lokalin e fshatit, autori u zuri pritë pranë shtëpisë në errësirë duke i qëlluar me breshëri dy vëllezërit.

Në atë kohë u raportua se konflikti ishte vetëm vijim i përplasjeve që e kanë zanafillën në 19 gusht 2005 kur vëllai i Gramoz dhe Xhontil Bardhit, Eltoni plagosi me thikë Besnik Pulën.

Roland Pula ishte arrestuar në 2008, ndërsa në 29 tetor 2010 u dënua me 6 muaj burgim për akuzën e “kanosjes” me armë, 4 muaj burgim për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 2 vjet burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Në bashkim të këtyre tre dënimeve, Roland Pula është dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy