
Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në një dyqan në qytetin bregdetar të Durrësit.
Policia bën me dije zjarri ka rënë në dyqanin e shtetasit R. M., ku ky i fundit ka marrë dëmtime të vogla dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit R. M., i cili ka marrë dëmtime të vogla dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.



