Lëvizte i armatosur, “Sinjali” vë në pranga një person në Tiranë

Lëvizte i armatosur, “Sinjali” vë në pranga një person në Tiranë

Një person i cili lëvizte i armatosur është vënë në prangat e efektivëve të komisariatit Nr.2, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sinjali”.

Gjatë operacionit, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, shërbimet e policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. K.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy