
Rreth orës 10:45, në plazhin e Qerretit, Kavajë, shtetasja L. Sh., 69 vjeçe, banues në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det. Si pasojë, ajo ka humbur jetën.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 69-vjeçares dhe për të verifikuar rrethanat e ngjarjes. Autoritetet po punojnë për të dokumentuar çdo detaj të incidentit dhe për të informuar familjarët për procedurat e mëtejshme.



