Krim në familje, gardisti vret bashkëshorten 36-vjeçare (VIDEO)

Krim në familje, gardisti vret bashkëshorten 36-vjeçare (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, 36-vjeçare. Autor i vrasjes është 44-vjeçari Alket Arapaj, i cili ka qëlluar tri herë mbi bashkëshorten Ervilma Seferaj, e cila ka ndërruar jetë në vend.

Kanë qenë orët e para të mëngjesit të së martës, ku 44-vjeçari Alket Arapaj, punonjës i Gardës, qëlloi me  armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferin.

Njarja e rëndë ndodhi në zonën e Alliasit, ndërsa me vrasjen e Ervilmës, gardisti la vetëm edhe vajzën e vogël vetëm dy vjeçe.

Lajmërimin për vrasjen e 36 vjecares e dhanë fqinjët, të cilët kishin dëgjuar të shtënat ndërsa policia ka arrestuar 44 vjecarin në banesë.

Në polici gardisti, pati deklaruar se e kishte vrarë bashkëshorten për shkaqe xhelozie, pasi sipas tij ajo e tradhëtonte.

Por një version tjetër është edhe se u vra për shkak të punës që kishte nisur 36-vjeçarja prej dy muajsh në rrobaqepësi, për të cilën gardisiti nuk ishte dakord.  

Prej 10 vitesh 44 vjacari, Alket Arapaj ishxte xpunonjës I Gardës së Republikës, dhe ka qenë pikërisht arma e shërbimit të  gardistit që qëlloi 36 vjecaren.   

Që nga janari I këtij viti e deri më sot, vrasjet në familje kanë marrë përmasa të frikshme.

Me Ervlimën shënohet vrasja e 6-të, që ndodh në familjet shqiptare dhe shkaqet janë nga më banalet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy