Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset drejtuesi

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset drejtuesi

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar këtë të premte në Gramsh.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Moglicë, ku shtetasi D. K., 30 vjeç, banues në fshatin Nartë, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit D. K., i cili u transportua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të plota të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy