Vlorë, një person lyen me benzinë dhe djeg mjetin që po shtronte rrugën, qëllon dhe me armë

Vlorë, një person lyen me benzinë dhe djeg mjetin që po shtronte rrugën, qëllon dhe me armë

Një person në Vlorë ka shkaktuar momente paniku, në zonën e Panajasë, pasi ka lyer me benzinë një mjet i cili po shtronte rrugën dhe më tej ka qëlluar me armë.

 

Policia thotë se në fshatin Panaja, Vlorë, dyshohet se shtetasi Egli Aliraj, 35 vjeç, banues në këtë fshat, pas një konflikti për motive të dobëta me punonjës të një subjekti privat që po kryente punime për shtrimin e rrugës së fshatit, ka qëlluar në ajër me një armë gjahu dhe më pas i ka vënë zjarrin një automjeti kamionçinë në pronësi të këtij subjekti.

 

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar. 

 

Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy