Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku është futur menjëherë në sallën e operacionit.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve nga spitali, plagët e shkaktuara nga goditjet me thikë nuk kanë prekur organet jetësore, duke shmangur pasoja më të rënda.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.



