Kultivimi i kanabisit në serrat e mbyllura në Berat, SPAK jep pretencën për 17 të pandehurit

Kultivimi i kanabisit në serrat e mbyllura në Berat, SPAK jep pretencën për 17 të pandehurit

Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për 17 të pandehurit që akuzohen si pjesë e grupit kriminal, të përfshirë në aktivitetin e kultivimit të kanabisit në sera të mbyllura që u zbulua në Berat. 

 

Prokurori Behar Dibra kërkoi 133 vite në total për të gjithë të pandehurit, ku dënimi më i lartë u kërkua për dy prej tyre Sadetin Hasajn e Blerim Xhekën, nga 13 vite secili. 

 

Sadetin Hasaj, kërkohen 13 vite burg 

 

Blerim Xheka, kërkohen 13 vite burg 

 

Sidrit Bisha, kërkohen 10 vite burg 

 

Suad Smakaj, kërkohen 9 vite burg 

 

Jurgen Ujkaj, kërkohen 10 vite burg 

 

Samoel Lushaj, kërkohen 10 vite burg 

 

Endriol Xheka, kërkohen 9 vite burg 

 

Mirvaldo Disha, kërkohen 9 vite burg 

 

Hmadi Dyli, kërkohen 8 vite burg 

 

Arben Vrapi, kërkohen 6 vite burg 

 

Adiol Çifliku, kërkohen 6 vite burg 

 

Lulzim Bushataj, kërkohen 5 vite burg 

 

Mustaf Manej, kërkohen 5 vite burg 

 

Bashkim Mema, kërkohen 5 vite burg 

 

Drita Mema, kërkohen 5 vite burg

 

 Izmire Mema, kërkohen 5 vite burg 

 

Edison Mema, kërkohen 5 vite burg

 

Për 4 të fundit u kërkua pezullimi i vendimit i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në provë për 3 vjet. 

 

Operacioni u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis si dhe u arrestuan të paktën 11 persona. Dy vite më pas me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi më 22 prill 2024 caktimin e masës së sigurisë personale “arrest në burg” për 9 persona. Të pandehurit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Ata ishin pjesë e aktivitetit kriminal që zhvillohej në Berat dhe në atë kohë thuajse gjithë komisariati i këtij qyteti u shkri ku u ndërmorën masa disiplinore si largim nga detyra apo shtyrje e afatit të gradimit për shkak se nuk zbuluan aktivitetin kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy