
Një person është vënë në prangat e policisë së Korçës, nën akuzën e ngacmimit seksual.
Policia thotë se ka bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë.
Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
Mësohet se i arrestuari është shofer autobusi dhe 15 vjeçarja po udhëtonte se bashku me të, nga Tirana drejt Korçë.
Sipas babit të së miturës, i cili ka bërë denoncimin përkatës, vajza ka provuar se shoferi e ka prekur në disa pjesë të trupit pa dëshirën e saj.



