
Kontrollet tek objektet në pronësi të Ervis Martinaj vijojnë të ushtrohen ende. Sipas informacioneve, mësohet se këtë të shtunë, forcat speciale kanë shkuar në Surrel, aty ku ndodhet një tjetër banesë në pronësi të 40-vjeçarit që rezulton i zhdukur që prej muajit gusht të vitit të kaluar.
Kontrollet po bëhen me vendim të dhënë nga Gjykata e Posaçme, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa janë vende të dyshuara se mund të fshihet edhe Martinaj.



