
Regjisori Petri Bozo do të vijojë të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve ndaj tij, i akuzuar për aksidentin me pasojë vdekjen e një të mituri në Mengel të Elbasanit.
Me kërkesë të prokurorit Altin Buna, Gjykata e Apelit la në qeli Bozon, i cili u përfaqësua nga avokati i tij.
Avokati kërkoi lirimin e klientit të tij dhe shpalljen të paligjshëm të arrestimit.
Në 25 maj, Bozo nën drejtimin e makinës së tij përplasi për vdekje 7-vjeçarin a Algit Samurri.



