
Një person ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit i akuzuar për kanosjen e një efektivi policie.
Kanosjen i dyshuari e ka bërë me anë të mesazheve në celular, por një veprim i tillë i ka kushtuar prangat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin M. K., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur një punonjës policie, duke i dërguar mesazhe në celular.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.



