OFL u nis formularët për deklarim të pasurisë, dy “të fortëve të Shijakut”

OFL u nis formularët për deklarim të pasurisë, dy “të fortëve të Shijakut”

OFL ka nisur edhe gjatë ditës së sotme kërkesat për deklarim të pasurive perssonave të cilët kanë patur precedente penalë apo që janë dënuar për krime të ndryshme.

Astrit Balliu dhe Astrit Keçi janë dy “të fortët” nga Shijaku të cilëve operacioni Forca e Ligjit i ka nisur sot formularët.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bëri me dije se në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A.B., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. K., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy