Vodhi shuma parash nën kërcënimin e thikës në tre biznese, arrestohet 23-vjeçari në Korçë

Vodhi shuma parash nën kërcënimin e thikës në tre biznese, arrestohet 23-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një 23-vjeçar me iniciale O. M., pasi ka vjedhur shumë parash nën kërcënimin e thikës në tre biznese në qytet.

Bëhet me dije se 23-vjeçari ka grabitur 43000 lekë në të 3 bizneset.

Njoftimi: Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Vodhi shuma parash nën kërcënimin e thikës në tre biznese në Korçë, identifikohet, kapet dhe arrestohet 23-vjeçari.

Shërbimet e Policisë  menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në lagjen nr. 5, një shtetas kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shitësen në një market, kishte marrë një shumë parash dhe ishte larguar, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

23-vjeçari, pasi kreu vjedhjen në market dhe u largua, kreu vjedhje dhe në 2 biznese të tjera, në lagjet nr. 7 dhe nr. 9, Korçë, duke marrë një sasi lekësh. (Gjithsej në të tria bizneset, 23-vjeçari mori 43000 lekë të rinj).

Shërbimet e Policisë bazuar në informacionet e grumbulluara, këqyrja e kamerave dhe si rezultat i kontrollit të ambienteve të ndryshme ku dyshohej se fshihej autori, në kuadër të operacionit policor të koduar “Precedenti”, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin tek terminali i autobusëve, kapjen dhe arrestimin e shtetasit O. M., 23 vjeç, banues në Korçë. 

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi O. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy