Tre persona kapen duke vjedhur lokalin në Berat, zbardhen 8 ngjarjet e përfshira

Tre persona kapen duke vjedhur lokalin në Berat, zbardhen 8 ngjarjet e përfshira

“Lagjet” u kodua një operacion i policisë së Beratit, gjatë të cilit u vunë në pranga tre persona, të cilët u kapën në flagrancë teksa vidhnin në një lokal. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, të kryer në bazë të denoncimeve të marra nga qytetarët, për disa raste vjedhjesh, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin duke vënë në pranga E. E., 32 vjeç, F. C, 30 vjeç dhe R. L., 22 vjeç, të tre banues në Berat. Këta shtetas u kapën në flagrancë, mbrëmjen e djeshme, teksa ishin duke vjedhur para dhe produkte, në një lokal në lagjen “30-vjetori”. Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Lagjet”, dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrit, janë autorë të 8 vjedhjeve të tjera të pajisjeve dhe sendeve të ndryshme, të kryera gjatë dy muajve të fundit, në disa banesa në qytetin e Beratit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga sendet e vjedhura dhe 3 celularë. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasit E. E., F. C., dhe R. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy