Një 26-vjeçar nga Fieri u arrestua në Vlorë teksa qarkullonte me një armë zjarri nëpër qytet. D.B, 26 vjeç, banues në Fier, u vu në pranga, pasi gjatë një kontrolli në lagjen "Kushtrimi", ndaloi 26-vjeçarin që qarkullonte me automjetin tip "Volksëagen Touareg".
Drejtuesi i mjetit sapo ka parë pikën e kontrollit të shërbimeve të policisë ka tentuar t'u largohej, por shërbimet i janë vënë në ndjekje në mënyrë të menjëhershme duke bërë të mundur bllokimin dhe kapjen e tij pranë vendit të quajtur ish-Fusha e Aviacionit, lagjia "Kushtrimi", Vlorë.
Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur në çantë 1 armë zjarri pistoletë “Zastava”, 2 krehëra, 22 fishekë (7 - të kalibrit 7.62 mm dhe 15 - të kalibrit 9 mm).



