Thyen rregullat anti-Covid, ndëshkohen me gjobë 427 qytetarë

Thyen rregullat anti-Covid, ndëshkohen me gjobë 427 qytetarë

Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë andministrative 427 qytetarë, të cilët nuk kanë zbatuar masat anticovid gjatë 24 orëve të fundit. Policia njoftoi se gjatë kontrolleve të ushtruar në gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 421 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.  

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Po ashtu, në kontrollet e ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, janë konstatuar 5 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy