Motorri përplaset me makinën në Krujë, plagoset 55-vjeçari

Motorri përplaset me makinën në Krujë, plagoset 55-vjeçari

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Bubq, ku një mjet është përplasur me një çiklomotorr. Drejtuesi I këtij të fundit, si pasojë e përplasjes ka marrë disa plagë në trup, ndërsa është dërguar në spital për të marrë kujdes shëndetësor.

Në vendin e ngjarjes shkuan ekspertët e kriminalistikës rrugore, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Njoftimi i policisë

Më datë 27.11.2020, rreth orës 17:30, në Bubq, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me një çiklomotorr me drejtues shtetasin B. M., rreth 55 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy