26 vite nga protestat studentore që sollën revolucionin e ndryshimit në Kosovë  

26 vite nga protestat studentore që sollën revolucionin e ndryshimit në Kosovë  

Sot në Kosovë shënohet 26 vjetori i protestave të Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Më 1 tetor 1997, Lëvizja Studentore kishte organizuar protesta, për të kundërshtuar pushtimin serb në Kosovë, si dhe për të rikthyer studentët në objektet universitare, të cilët atëkohë ishin dëbuar nga regjimi serb i cili në krye kishte Sllobodan Millosheviçin.

Në fillim të viteve të 90-ta, regjimi serb kishte vendosur masa të dhunshme, duke imponuar plan-planprogram serb, e po ashtu duke dëbuar studentë e profesorë shqiptar nga Universiteti i Prishtinës.

Protestat studentore të 1 tetorit 1997 të studentëve të Universitetit së Prishtinës shënojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme të lëvizjes studentore në historinë më të re të Kosovës.

Këto ngjarje që erdhën si rezultat i dhunës të regjimit serb mbi arsimin shqip janë pasqyruar edhe në shtypin shqiptar të kohës me një saktësi informacioni nga burime të drejtpërdrejta nga organizatorët e Unionit të Pavarur Studentor së Universitetit të Prishtinës.

Këto ngjarje, përveç që ishin një zë proteste ndaj diskriminimit të shqiptarëve nga regjimi serb në fushën e arsimit, luajtën edhe një rol të rëndësishëm për faktorizimin ndërkombëtar të çështjes së Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy