Një 42-vjeçar nga Vlora është arrestuar në Portin e Durrësit, pas kontrolleve të kryera në kuadër të operacionit “Full Scan”.
Gjatë verifikimeve në autobusin që shtetasi D.F drejtonte, në çantën e dorës u gjetën 92 gramë kokainë dhe bizhuteri të dyshuara flori.
Në pjesën e brendshme të automjetit u zbuluan gjithashtu 29 000 euro dhe një armë zjarri pistoletë me pesë krehra. Të gjitha materialet u sekuestruan si prova.
45-vjeçari u arrestua për veprat penale: "Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave".



