Zbardhet plagosja e 25-vjeçarit në Kurbin, në pranga daja i autorit

Zbardhet plagosja e 25-vjeçarit në Kurbin, në pranga daja i autorit

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e djeshme në Kurbin ku u plagos më armë zjarri shtetasi E.P(T), ndërsa është shpallur në kërkim autori i dyshuar.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit, të plagosjes me armë zjarri të 25-vjeçarit, ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Laçit, shërbimet e Policisë Kurbin, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarje shtetasit Kadri Kurtaj (Imeri).

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e dajës se autorit të dyshuar shtetasit Agron Koçi,  shërbimet e Policisë kanë gjetur armen e zjarrit tip automatik me krehër me 28 fishekë, me të cilën dyshohet së është plagosur shtetasi E.P(T).

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur dhe një armë tjetër zjarri e llojit pushkë , 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Agron Koçi,  52 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese" , "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Përkrahja e autorit të krimit".

Nga veprimet hetimore rezultoi së shtetasi Kadri Kurtaj (Imeri), pasi ka plagosur shtetasin  E.P(T) , për motive të dobëta është larguar nga vendngjarja për në banesën e shtetasit Agron Koçi, (dajës së tij), i cili e ka ndihmuar për të fshehur armën e zjarrit automatik dhe me pas të largohej.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar shtetasit Kadri Kurtaj.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy