Sulm në Burkina Faso, vriten 20 civilë

Sulm në Burkina Faso, vriten 20 civilë

Së paku 20 civilë janë vrarë gjatë një sulmi që ndodhi në orët e natës në pjesën veriperëndimore të Burkina Fasos.

Sulmi u krye nga disa persona të paidentifikuar, të cilët ishin të armatosur rëndë dhe shkuan në një fshat të komunës Bani përmes motoçikletave.

Ky sulm ndodhi vetëm një javë pas vrasjes së 39 personave gjatë të shtënave të xhihadistëve në një dyqan në Silgadji, shkruan “BBC”.

Dhuna e së shtunës erdhi pas njoftimit se Franca do t’i dërgojë 600 ushtarë shtesë në rajonin Sahel, duke e dërguar në pesë mijë numrin e përgjithshëm të trupave në këtë zonë.

Më shumë se katër mijë persona u vranë në këtë rajon nga konfliktet e armatosura, duke bërë që kjo të jetë shifra më e lartë e viktimave që nga viti 2012.

Kriza e sigurisë filloi pas aleancës së separatistëve me militantët islamikë në pjesën veriore të Malit në vitin 2012 dhe ndërhyrjes ushtarake të Francës kundër tyre.

Ndonëse një marrëveshje e paqes ishte nënshkruar në vitin 2015, ajo asnjëherë nuk u zbatua plotësisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy