Në kërkim prej 2017/ GJKKO vendos masën "arrest me burg" për Sokol Boden

Në kërkim prej 2017/ GJKKO vendos masën "arrest me burg" për Sokol Boden

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masën “arrest me burg” për Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, i cili u arrestua dy ditë më parë.

Ai kishte vetëm katër ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku besohet se ka qëndruar që kur u shpall në kërkim në vitin 2017, ku u arrestua në Berat, dhe sot doli para Gjykatës së Posaçme  për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” si dhe  dënimin e dhënë në mungesë ndaj tij, nga shkalla e parë.

Në Berat ai ka qëndruar i fshehur në një banesë në fshatin Uznovë të Madhe, derisa u kap nga forcat e rendit.

Bode është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata Speciale për lidhjet e tij me grupin e Habilajve dhe rolin në trafikimin e tonelatave kanabis me gomone drejt Italisë.

Sokol Bode është një nga tre ish-punonjësit e policisë, ku së bashku me Gjergj Kohilën dhe Jaed Çelën u dënuan për shpërdorim detyre në favorizimin e grupeve kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është provuar se është përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga Habilajt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy