Indi /Foshnja 17-muajshe gjendet duke pirë qumësht nga trupi i nënës së vdekur

Indi /Foshnja 17-muajshe gjendet duke pirë qumësht nga trupi i nënës së vdekur

Një foshnje 17-muajshe ka filluar duke qarë dëshpërimisht ndërsa përpiqet që të pijë qumësht nga gjiri i nënës së saj, e pa vetëdijshëme se ajo kishte vdekur.

Trupi i gruas së vdekur është gjetur nga disa banorë të zonës pranë një stacioni hekurudhor në Madhya Pradesh, Indi të mërkurën.

“Ne pamë një grua të shtrirë pranë hekurudhave dhe njoftuam policinë,”- ka thënë Monu Balmiki, një dëshmitar në vendngjarje. “Por kur u afruam ne vumë re një fëmijë pranë saj duke pirë qumësht. U tronditëm dhe u trishtuam shumë kur pamë këtë moment tragjik.”

Policia po heton mbi ngjarjen për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes ndërsa foshnja u dërgua në një spital për kontroll mjeksor, raporton Daily Mail.

“Ne dyshojmë se mund të jetë aksidentuar pasi ajo kishte gjakderdhje nga hunda dhe veshët,”-ka thënë Nand Ram, shefi i Policisë Hekurudhore. “Po përpiqemi të gjejmë adresën e shtëpisë së gruas dhe të gjejmë disa informacione rreth saj, në mënyrë që të informojmë familjen.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy