
Një person ka mbërritur i plagosur në spitalin e Vlorës, ndërsa sipas informacioneve paraprake mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai mësohet se ka një plagë në të dyja këmbët, të shkaktuara nga një armë zjarri.
Sipas bluzave të bardha, i plagosuri është shprehuur se është vetëplagpsur nga pakujdesia ndërsa ende nuk dihen rrethanat e vërteta të ngjarjes.
Sipas burimeve, mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Ergys Likaj.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



