
Një grua ka humbur jetën në Tiranë, e përplasur nga një makinë duke kaluar rrugën.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë.
26-vjeçari u vu në pranga pasi të premten në rrugën “Besim Alla”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F. S., 66 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.



