Transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohet 38-vjeçari

Transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohet 38-vjeçari

Policia e Lezhës ka nisur procedimin penal ndaj një 38-vjeçari nga Kurbini, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, punonjësit e policisë kanë konstatuar lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.

Shtetasi S.R., është konstatuar me mjetin e tij tip kamionçinë që transportonte lëndë drusore në autostradën Milot-Morinë.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Bllokohet nga Policia, 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndën drusore.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën Milot-Morinë, kanë konstatuar dhe ndaluar në Skuraj, Kurbin, një mjet tip kamionçinë që transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi S.R., po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, kanë proceduar penalisht shtetasin S.R., 38 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy