Përdornin kartëmonedha të falsifikuara për blerje, arrestohen dy persona në Vlorë

Përdornin kartëmonedha të falsifikuara për blerje, arrestohen dy persona në Vlorë

“Fake Cash” u kodua një operacion i policisë së Vlorës gjatë të cilës u godit një rast i shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara, duke vënë në pranga dy persona.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë J. T., 25 vjeç, banues në Skrapar dhe B. S., 35 vjeç, banues në Përmet.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi T. K., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitet të kundërligjshëm të shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara në qytetin e Vlorës.

Shtetasi T. K. dyshohet se siguronte kartëmonedha false nga dy të arrestuarit dhe më pas i fuste në treg duke i përdorur për blerje në biznese të ndryshme të zonës.

Gjatë operacionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shumë prej 2550 eurosh të dyshuara të falsifikuara, në prerje 50 dhe 100 euro.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy