Zbardhen përgjimet/ Si depërtoi Alma Kaçi me përgjues në zyrën e Safet Gjicit

Zbardhen përgjimet/ Si depërtoi Alma Kaçi me përgjues në zyrën e Safet Gjicit

MCN zbardh përgjime nga dosja hetimore të kryer ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i akuzuar për korrupsion. Në dosje thuhet se fillimisht ka qenë Alma Kaçi ajo që ka kontaktuar Gjicin, për një takim, me motivin për të ndërtuar një strehë për qenë endacakë.

Mirëpo, edhe pse ky takim mes Kaçit dhe Gjicit, kishte një qëllim të caktuar, sërish rregullorja parashikonte që kush takonte kryetarin, nuk mund të futej në zyrë me celular, çantë apo sende të tjera. Por, Alma Kaçi, sipas përgjimeve të zbardhura nga MCN, ka mundr të futej me çantën ku kishte edhe përgjuesin.

Pjesë nga përgjimi:  

Alma: Edhe i mora kështu me dosje, më tha sekretarja që është mungesë etike, dhe qesh.

Safet: Po për sipër, kështu nuk lejmë mo, hajd.

Alma: Ja k’to të qenve. Po s’kam trakte k’tu.

Safet: Jo, por janë... Nuk është...

Alma: A t’i lë jashtë që të jesh i qetë?

Safet: Futi ato aty, dhe kafen, se t’jap kafe unë ty.

Alma: Po.

Safet: Se nuk lejohet, prandaj po them, e kemi standard ne.

Alma: Po, po.

Safet: Pastaj do t’i shohim ato.

Alma: Ok.

Safet: Hajde. Ça bën.

Alma: Si kalove.

Safet: Mirë.

Alma: Mirë ça bon t’i.

Safet: Si je ti?

Alma: Mirë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy