Aksidenti me tre të lënduar në Gjirokastër, procedohet penalisht shoferi

Aksidenti me tre të lënduar në Gjirokastër, procedohet penalisht shoferi

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurorinë e Gjirokastrës ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 32 vjeç, banues në Memaliaj.

I njejti gjatë ditës së djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Grehot”, automjeti që drejtonte 32-vjeçari është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi E. K., 33 vjeç, banues Gjirokastër.

Nga përplasja janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe shtetasja N. A., 55 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues M. D., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy