
Policia e Vlorës njofton se një 80-vjeçar dyshohet se në kushte depresioni është vetëdëmtuar me mjet prerës.
Sipas policisë, 80-vjeçari B.L., aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sot, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi B. L., 80 vjeç, i cili dyshohet se në kushte depresioni, në banesën e tij, është vetëdëmtuar me një mjet prerës (thikë) dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



