Kultivonte kanabis në pyll, pranga 64-vjeçarit në Mallakastër

Kultivonte kanabis në pyll, pranga 64-vjeçarit në Mallakastër

Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 64-vjeçar me inciale F.H., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Ngraçan”, u quajt operacioni në të cilin u zbulua se në një sipërfaqe toke e pyllëzuar, në fshatin Ngraçan, ishin mbjellë 50 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa nga 64-vjeçari.

Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i një hetimi njëmujor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacioni policor i koduar “Ngraçan”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

F.H., 64 vjeç, banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjatë këtij operacioni, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Ngraçan, u gjetën të kultivuara 50 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Nga hetimet dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi F. H.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy