Thumanë/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset 65-vjeçari

Thumanë/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset 65-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, ku një mjet tip “Nissan” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve të policisë, si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi i makinës, 65-vjeçari F. B. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.10.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin F. B., 65 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy