
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, të cilët më 4 janar dyshohet se vranë me kallashnikov 33-vjeçarin Ramazan Mataj.

Sipas dëshmisë së dy vëllezërve, shkak për ngjarjen ka qenë lidhja që 33-vjeçari kishte pasur me motrën e tyre.
Për më tepër, ata kanë pohuar se Mataj kishte ndarë motrën e tyre nga dy burra të tjerë dhe kishte shpërndarë video me përmbajtje intime të saj.



