Aksident në aksin Lezhë-Milot, një grua përfundon në spital 

Aksident në aksin Lezhë-Milot, një grua përfundon në spital 

Moti i keq me reshje të dendura shiu, u bë shkak për një aksident në aksin rrugor Lezhë-Milot. Dy automjete tip “Fiat” u përplasen me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të Markatomjave, e për pasojë mbeti e plagosur një grua pasagjere në njërën nga makinat. 

Ajo u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake të policisë e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, bëhet me dije se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e fushëpamjes nga reshjet e shiut, të cilat kanë përfshire të gjithë rajonin e Lezhës gjatë kësaj të mërkurë. 

Në këto kushte policia rrugore që bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy