Aksident i rëndë në Korçë, një person i plagosur

Aksident i rëndë në Korçë, një person i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku ka mbetur i plagosur një person. Sipas burimeve të policisë, shtetasi S. Q., teksa udhëtonte me automjetin tip “benz” ka përplasur këmbësorin me inicialet Gj. G., i cili u dërgua në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.09.2022, rreth orës 18:30, në rrugën “Teli Samsuri”, Korçë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi S. Q., rreth 42 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin Gj. G., rreth 75 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy