Mandati i Holta Zaçajt/ Shtyhet pa një vendim seanca në Gjykatën Kushtetuese 

Mandati i Holta Zaçajt/ Shtyhet pa një vendim seanca në Gjykatën Kushtetuese 

Gjykata Kushtetuese nuk pati një vendimmarrje për fatin e mandatit të Holta Zaçajt as në seancën e sotme.

Me anë të një njoftimi Gjykata thotë se administroi praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë, që ka shoqëruar procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, si dhe njoftimin e Kryetarit të asaj gjykate për hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata vlerësoi që aktet në fjalë t`i komunikohen gjyqtares Holta Zaçaj, njëherazi edhe Kryetarja e Gjykatës, e cila ka vënë në lëvizje këtë proces, me qëllimin për t`u njohur dhe për të vlerësuar paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to”, thuhet në njoftim. 
Për këto arsye, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e nesërme, datë 17 dhjetor në orën 13:00.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy