
Një shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane të Frosinones, pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme kokaine dhe një shumë e madhe parash.
Një kontroll i beftë në apartamentin ku jetonte shqiptari në Corso Lazio, mëngjesin e së premtes çoi në zbulimin e lëndës narkotike.
Policia gjeti 5 kilogramë e gjysmë kokainë, të fshehur pas një garderobe. Ndërkohë rreth 40 mijë euro u gjetën të fshehura në një vend tjetër.
Kjo bëri që shqiptari i moshës 30-vjeçare të arrestohet, në pritje të verifikimeve dhe procedurave që do kryhen ndaj tij.



