“Gjimlik” u kodua një operacion i policisë së Himarës gjatë të cilit u asgjësuan disa bimë kanabis sativa si dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike.
Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga R. C., 39 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit, në fshatin Vuno, Himarë, në vendin e quajtur “Gjimlik”, shërbimet e policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, bimë në proces tharjeje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit R. C. dhe D. A.
Lidhur me këtë rast për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.



