Një zjarr është shënuar gjatë ditës së sotme në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh, në një klasë të një shkolle 9-vjeçare.
Nga të dhënat paraprake, policia thotë se dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale në atë klasë.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.



