Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, makina përmbyset pranë urës së Bushtricës (VIDEO)

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, makina përmbyset pranë urës së Bushtricës (VIDEO)

Një automjet është përmbysur pak minuta më parë në afërsi të urës së Bushtricës, në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas.

 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë korsisë së lëvizjes, çka ka sjellë përmbysjen e automjetit në anë të rrugës. Fatmirësisht, nga ky aksident nuk raportohen viktima.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

 

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, veçanërisht në segmente me kthesa dhe pranë urave, ku rreziku i aksidenteve është më i lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy