8 marsi/ Peleshi: Është rritur numri dhe roli i grave në Forcat e Armatosura

8 marsi/ Peleshi: Është rritur numri dhe roli i grave në Forcat e Armatosura

Për nder të 8 marsit, në një organizim të sotëm nga Forcat e Armatosura shqiptare dhe Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes, morën pjesë ministri Niko Peleshi, ambasadorja amerikane Yuri Kim, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, zëvendësshefja gjeneralmajor Manushaqe Shehu, komandantja e Gardës Kombëtare të Neë Jersey-t gjeneral brigade Lisa Hou si dhe mjaft gra dhe vajza ushtarake si nga FA shqiptare ashtu dhe nga ato amerikane.

Në fjalën e tij ministri Peleshi vuri në dukje jo vetëm rritjen e numrit të grave në FA shqiptare, por edhe fuqizimin e rolit të tyre, në përgjegjësi të reja dhe detyra të larta.

Ne krenohemi shumë për gratë tona të guximshme në uniformë për kontributin e tyre të shkëlqyer. Shqipëria mbështet plotësisht rëndësinë e rolit të gruas në forcimin e paqes dhe sigurisë. Sidomos gjatë viteve të fundit, për shkak të prioritetit të lartë që i është kushtuar fuqizimit të grave dhe arritjes së barazisë gjinore, Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në rritjen e kuotave të grave në parlament, administratë publike, ushtri, polici dhe gjyqësor. Në përputhje të plotë me Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Planin Kombëtar të Veprimit 1325, Ministria e Mbrojtjes ka përfshirë perspektivën gjinore në politikat dhe procedurat e saj të rekrutimit duke promovuar dhe rritur lidershipin e grave në hierarkinë ushtarake duke emëruar gratë dhe vajzat ushtarake në poste të nivelit të lartë; rritur pjesëmarrjen e grave në misione dhe operacione jashtë vendit; rritur e numrin e grave në Përfaqësitë Ushtarake shqiptare pranë strukturave komanduese të NATO-s dhe numrit të grave në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit. Një nga politikat kryesore në FA është rritja e pjesëmarrjes së grave në misionet dhe operacionet paqeruajtëse jashtë vendit, parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve. Më lejoni të kujtoj pjesëmarrjen ushtarake të femrave në misione paqeruajtëse dhe operacionet në terren si në: Letoni, Kosovë dhe Sudanin e Jugut.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj e konsideroi shumë të rëndësishëm rolin grave dhe vajzave në uniformë dhe vlerësoi shërbimin e tyre.

Ministri Niko Peleshi, ambasadorja amerikane Yuri Kim, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, zëvendës shefja gjeneralmajor Manushaqe Shehu, komandantja e Gardës Kombëtare të New Jersey-t gjeneral brigade Lisa Hou ishin pjesë e një paneli, ku iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme të grave dhe vajzave ushtarake që shërbejnë në uniformë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy