Një sërë aktivitetesh janë mbajtur sot në kuadër të Ditës së Gruas. Në një raportim nga sheshi para Kryeministrisë, ku u mbajt një manifestim me rastin e 8 Marsit, gazetarja Greta Bullari intervistoi kalimtarë të rastësishëm. Mes tyre, një grua rrëfeu se sot gratë nuk kanë motiv për të festuar. Ajo tha se dhuna ndaj gruas mbetet në nivele të larta.
Duhet si fillim të kemi motiv për të festuar. Nuk kemi të tillë, sidomos për 8 Marsin.



