
Një 42-vjeçar nga Lushnja me inicialet A.L., u arrestua pasi dyshohet se dhunoi bashkëshorten dhe vajzën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq në Divjakë është bërë një kallëzim për zhdukjen e një 18-vjeçareje.
“Në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasja S. K., 45 vjeçe, se më datë 14.08.2023, i është larguar nga banesa, vajza e saj 18 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 18-vjeçares”, vijon njoftimi.



